Paris Sën Zhermeni fitoi këtë të diel titullin e 8 kampion të Francës përpara se të zbriste në fushën e lojës për t’u përballur me Monakon. Një sukses ky që u festua nga futbollistët e kësaj skuadre e sidomos Dani Alvesh i cili e shton palmaresin e tij të trofeve të fituar në karriere duke e cuar atë në 42
Mbrojtësi i djathtë brazilian që në muajin maj do të festojë 36 vjetorin e tij të lindjes ka në karrierën e tij 1 titull në kampionatin Baiano në 2001 dhe dy Kupa të Verilindjes në 2001 e 2002. Në Spanjë, me Sevijan fitoi një Kupë Mbreti, një Superkupë të Spanjës, 2 Kupa UEFS dhe 1 Superkupë të Evropës. Por sukseset më të mëdha, Dani Alvesh padyshim i ka me Barcelonën. Në Camp Nou, ai fitoi 6 tituj kampionë të Spanjës, 4 Kupa Mbreti, 4 Superkupa të Spanjës, 3 Liga Kampionesh, 3 Superkupa të Evropës dhe 3 Botërorë për Klube
Në vitin 2016 vendosi të largohej në drejtim të Torinos për t’uy bashkuar me Juventuson me të cilin fitoi 1 titull në Serie A dhe 1 Kupë Italie. Një vit më pas në 2017 ai u transferua te Paris Sën Zhermeni ku fitoi 2 tituj kampionë në Ligue 1, 1 Kupë të Francës dhe 2 Superkupa të Francës. Me përfaqësuesen braziliane ka fituar 1 Kupë Amerikane dhe 2 Kupa Konfederatash. Në këtë palmares mungon vetëm Kupa e Botës, një titull që i reziston shumë dhe që ai do të kërkojë ta fitouë në Botërorin e 2022 në Katar. Deri atëherë, Dani Alvesh mund të shtojë akoma më shumë numrin e trofeve të fituar duke nisur që nga 27 prilli kur Paris Sën Zhermeni do të luajë finalen e Kupën e Francës, për ta cuar atë në 43.
sfidanti.al