Fëmijëria e Messit; publikohet foto e tij dhe Antonelës e 1998

Është treguar shumë për fëmijërinë e Messit, janë publikur video e foto e mrgjithatë ka ende për t’u zbuluar për këtë gjeni të futbollit që prej më shumë se 1 dekade po i mrekullon të gjithë me talentin dhe lojën e tij. Së fundmi e përditshmja ‘Diario La Capital’ e Mar de Platës publikoi për herë të parë një foto të vitit 1998 të yllit të Barcelonës dhe Antonela Rokucos, aktualisht bashkëshortja e tij.

Të dy ishin fëmije dhe po i gëzoheshin stinës së verës ne plazhin Punto Mogotes në Argjentinë. Sipas asaj që theksohet te kjo e përditshme, Messi që ishte 10 vjec kishte udhëtuar me skuadrën e Njuell’s deri në Balkarse, 74 km larg Mar del Platas për të marrë pjesë në një turne me skuadra si Boca Jr, River Plejt, Independiente dhe Velez.
Aty ai së bashku me Matia Pecen u akomoduan në shtëpinë e Fransisko Luduenjës që aktivizohej me Rasing të Balkarses. Njuell’s arriti deri në finalen e turneut dhe në një prej ditëve të lira, Messi e Pece, së bashki me Lukas Skalja e kushërirën e tij Antonela shkuan në Punta Mogotes

Padyshim që ata ishin të shoqëruar nga familja Skalja e Rokuco që kishin udhëtuar drejt Balkarse për të ndjekur ekipin dhe për të bashkuar edhe me prindërit e Peces, ndërsa ata të Messit, Horge dhe Selia Kudicini qëndruan në Rozario.

Tani, 21 vjet pas kësaj fotoje, Lionel Messi dhe Antonela Rokuco janë martuar de kanë krijuar një familje në Barcelonë me 3 djem; Tiagon, Mateon dhe Ciron.

sfidanti.al