Homazh për ‘Notre Dame’; PSG me fanela speciale dhe për bamirësi

E diela ishte një ditë speciale për Paris Sën Zhermenin. Klubi parizien festoi titullin e tij të 8 kampion i Spanjës një festë kjo që u shoqërua edhe me një akt bamirësie për ngjarjen e rëndë të djegies së ‘Notre Dame’. Futbollistët e Paris Sën Zhermenit zbritën në fushën e lojës për ndeshjen me Monakon të fituar 3-1 me një fanelë të vecante.

Në pjesën e përparme të saj ishte simboli i Katedrales së famshme franceze 856 vjecare, ndërsa në shpinë ishte shkruar emri i saj në vend të atyre të lojtarëve. Fanelat u nxorën në shitje ku u shitën me 100 Euro secila për të krijuar të ardhura të cilat shkuan për llogari të Shoqatave që kanë të bëjnë me zjarrfikësit të cilët luftuan me orë të tëra me flakët për të shpëtuar këtë ndërtesë unike që është edhe një vepër arti.

Këtij veprimi iu shtua edhe videohomazhi i klubit të Paris Sën Zhermenit për Katedralen historike dhe që u shfaq në ambientet e stadiumit përpara fillimit të ndeshjes.

sfidanti.al