Andrea Agostineli vërtet është profesionist, por nuk mundi të shmangte të paktën për një moment rolin e tifozit. Trajneri i Skënderbeut “e tradhëtoi” veten ndërsa bisedonte me gazetarët përpara ndeshjes në Gjirokastër. Në bisedë të lirë, italiani po thoshte se ishte shumë mirë që Skënderbeu do të luante të shtunën, ndeshjen pasardhëse në kampionat, pra ai do të kishte mundësi të ndiqte derbin e kryeqytetit italian të dielën në drekë.
Papritur, njëri nga gazetarët i tha Agostinelit se e kishte gabim. “Mister, Skënderbeu luan të dielën, – ishin fjalët e tij, – dhe përplaset me orarin e derbit të Romës”. Pas kësaj, trajneri i korçarëve kontrolloi oraret e ndeshjeve në internet, dhe pa i dëshpëruar se gazetari kishte të drejtë. Derbi i Romës luhej në 15:00 të së dielës, ndërsa Skënderbeu-Vllaznia ishte në (normalisht në Shkodër) ishte planifikuar për në orën 17:00, po të së dielës. Duke llogaritur se trajneri nuk mund të ndahet nga skuadra dy orë para fillimit të ndeshjes, Agostinelit nuk i mbetet veçse ta ndjekë derbin roman të regjistruar.