Los Anxheles Klipers vendos ekuilibrin në përballjet me Golden Stejt në fazën e playoffit në kampionatin e NBA. Në Oracle Arena, skuadra e Klipers triumfoi në sfidën me kampionët në fuqi të Uorriora 135-131, në një sfidë ku iu desh të bënte mrekullinë dhe të vendoste një rekord. Gjatë zhvillimit të ndeshjes deri në fillimin e periodës së tretë, Golden Stejt arriti të krijojë një diferencë prej 31 pikësh. Por skuadra nga Los Anxheles nuk u turbullua nga kjo diferencë, përkundrazi, pikë pas pike arriti jo vetëm të reduktojë disavantazhin, por edhe ta përmbysë atë due regjistruar përmbysjen në më madhe në historinë e playoffit në kampionatin amerikan të Basketbollit.
Danilo Galinari dhe Lu Uilliams ishin ata që drejtuan Los Anxheles Klipers drejt këtij suksesi, por la gjurmën e tij edhe i riu Lendri Shamet që shënoi 3 pikëshin që i dha mundësinë Klipers të kalojë para në avantazh, ndërsa Herrëll mbylli përfundimisht llogaritë e ndeshjes dhe tani rezultati i serisë së sfidave mes Golden Stejt dhe Los Anxheles Klipers është 1-1. Vendoset ekuilibri edhe në ndeshjen tjetër të NBA, atë mes Filadelfias dhe Bruklinit në ëells Fargo Center, me 76ers që e fitoi këtë përballje me rezultatin 145-123.
sfidanti.al