Vdekja e Emiljano Salës, Kardifi: Nuk do të paguajmë asgjë

Kanë kaluar 3 muaj nga ndarja nga jeta në një aksident tragjik i Emiliano Salës, por përplasjet mes Nantës dhe Kardifit nuk shuhen dhe polemikat vazhdojnë të jenë të forta pasi klubet ishin drejt mbylljes së transferimit të futbollistit argjentinas për 15 milionë Paund, para të cilat Nantë i pretendon, por që Kardifi deri në këtë moment ka refuzuar që ta paguajë.

Kështu klubi francez vendosi që të denoncojë Kardifin në FIFA me këtë të fundit që kërkoi të gjithë dokumentacionin e këtij transferimi. Ndërkaq, presidenti Xhani Infantino u kishte kërkuar që kjo cështje të zgjidhej nga vetë klubet dhe kjo shtyu drejtuesit e Kardifit që të propozojnë një takim me ata të Nantës, por situata është përkeqësuar së fundmi dhe me shumë mundësi do të jetë Federata Ndërkombëtare e Futbollit ajo që do të vendosë për këtë cështje.

Sipas asaj që publikohet te tabloidi ‘The Sun’, Kardifi këmbëngul në qëndrimin e tij për të mos paguar vlerën e kartonit të Salës duke e argumentuar me faktin se nuk kishte depozituar asnjë dokument që zyrtarizonte blerjen e futbollistit që ende nuk ishte regjistruar si lojtar i Premier Leagues. ‘Nuk do të paguajmë asnjë cent-thekson Kartifi, ndërkohë që krejt ndryshe është pozicioni i Nantës.

Sipas Nantës, dokumentacioni është i plotë dhe në linjë me rregulloren e FIFA, me këtë të fundit që bën të ditur se është ende duke u kryer procedura, por pa dhënë asnjë detaj tjetër.

sfidanti.al