Roma, ‘veto’ futbollistëve; Asnjë foto selfie me ‘mallkimin’ Drake

Futbollistët e Romës e kanë rreptësisht të ndaluar të bëjnë foto selfi me rapperin Drake deri në fund të sezonit. Ky është vendimi i marrë nga drejtuesit e klubit verdhekuq që i tremben efektit në Tëitter të fotove të lojtarëve me artistin ‘e mallkuar’.

Mesa duket rapperi kanadez, ka një ndikim negativ në rezultate të ndeshjeve të ndryshme, sidomos të futbollistëve me të cilët ai ka bërë foto selfie. Gjithcka ka nisur me një foto me Obamejang, i cili postoi një foto me Drake dhe për Arsenalin erdhi disfata me Evertonin që zbriti Topcinjtë e Londrës në vendin e pestë.
Nuk i shkoi më mirë Agueros, që publikoi një video të tij me rapperun dhe pak kohë më vonë gaboi në gjuajtjen e tij në një 11 metërsh për Mancester Sitin në sfidën e Ligës së Kampioneve me Totenhemin e fituar pikërisht nga londinezët.

Të njëjtin fat pati edhe Sanco i Borusias së Dortmundit që pësoi 5 gola nga Bajerni i Mynihut menjëherë pas publikimit të fotos së lojtarit me rapperin e njohur. Një admirues i flaktë i Drake është edhe Pogba që ka bërë shumë foto me të; si me fanelën e Juventusit ashtu edhe me atë të mancester Junajtid që humbi sfidën e parë cerekfinale të Ligës së Kampioneve me Barcelonën.

I fundit në këtë seri mallkimesh të Drake është Kurzaëa. Futbollisti i Paris Sën Zhermenit bëri foton me artistin dhe parizienët pësuan plot 5 gola nga Lilë duke shtyrë edhe festën e titullit në Ligue 1.
Me pak fjale për të gjithë lojtarët e Romës(dhe jo vetëm) ndoshta është më mirë që Drake ta admirojnë vetëm duke e parë nga larg teksa ai është në skenë duke performuar.

sfidanti.al