Mançester Siti është klubi i parë i pesë ligave më të forta evropiane që gjatë këtij sezoni arriti deri te shifra 150 gola të shënuar. “Qytetarët” në ndeshjen e fundit mundën 1-3 Kristall Pallasin në fushën e këtij të fundit dhe goli i tretë ishte jubilar – i 150-ti në këtë sezon.
Nga këta 150 gola të Sitit, 86 janë shënuar në Premier Ligë, 20 – në FA Kupë, 16 në Kupën e Ligës, dy në Supërkupën e Anglisë dhe 26 në Ligën e Kampioneve.
Nga “Pesëshja e madhe” (Anglia, Spanja, Italia, Gjermania dhe Franca), ekipi i dytë më efikas është PSZH-ja, ndërsa më pas vijnë Barcelona (122), Bajerni i Mynihnut (109), Sevilja (105), etj.
Sfidanti.al