Guardiola: Nuk do të punoj deri 71 vjeç, do kenë firuar energjitë..

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, deklaroi se ai nuk do të punojë si trajner deri 71 vjeç. Guardiola foli për temën e moshës, duke qenë se Roj Hoxhson, trajneri i Kristal Pallasit, të cilin Siti e mundi 1-3 në ndeshjen e fundit të Premier Ligës, ka pikërisht këtë moshë.
“Unë nuk e shoh veten trajner në moshën 71 vjeç, do të dal në pension shumë kohë më parë. Do të doja që të isha trajner deri në atë moshë, por një gjë e tillë kërkon shumë energji, kurse unë nuk besoj se do ta kem energjinë e nevojshme, kur të jem 71 vjeç”, i deklaroi Guardiola “Skaj Sportit”.
Sfidanti.al