Abramoviç, përse nuk shkel në stadium? Do të shesësh Çelsin..

Pasaniku rus, Roman Abramoviç, pronar shumëvjeçar i Çelsit, e ka marrë vendimin final për ta shitur këtë klub londinez që ai e bleu më 2003 dhe tani media angleze pëmend tre blerës eventualë të tij: njeriun më të pasur i Britanisë, Xhim Retklif, dhe dy grupime, një nga SHBA-ja dhe një tjetër nga Azia.
Abramoviçi, për herë të fundit, e ka ndjekur Çelsin e tij nga shkallët e stadiumit vitin e kaluar, ndërsa tani ai është i detyruar që ta ndjekë atë nga Tel Avivi, ku jeton tani, pasi Britania nuk i jep atij vizën e hyrjes.
“Ekziston një interesim i madh për blerjen e klubeve të Premier Ligës, pasi, midis të tjerave, marrëveshjet për të drejtat TV janë astronomike, ndërkohë që sezonin e ardhshëm ato do të bëhen edhe më të mëdha. Në këtë kuadër, Çelsi është një klub interesant”, tha një zëdhënës i kompanisë “Oukuell kompani” që ndërmjetëson gjatë shitblerjes së klubeve angleze. Abramoviçi e vlerëson e çmimin e shitjes së klubit të tij londinez – 2,5 miliardë sterlina.
Sfidanti.al