Mihajloviçi kritikon ashpër Juventusit: Atyre nuk u çahet tra.. për neve!

Juventusi praktikisht e ka siguruar titullin kampion të Italisë, madje të tetin radhazi, por megjithatë në Serinë A vazhdon lufta se cilët ekipe do të kualifikohen për në Ligën e ardhshme të Kampioneve dhe cilët do të bien në Serinë B. “Bardhezinjtë”, këtë fundjavë, humbën ndaj SPAL-it (2-1), por, sidoqoftë, në këtë ndeshje trajneri Masimo Alegri iu dha shansin që të luanin disa futbollistëve të rinj që u përkasin ekipi B ose të rinjve të Juventusit.
Ky vendim i Alegrit nuk iu pëlqeu aspak klubeve që ndodhen në zonën e rrezikshne të tabelës, nga ku bihet një kategori më poshtë dhe midis atyre që e ngriti zërin më shumë, ishte trajneri i Bolonjës, Sinisha Mihajloviç:
“Shumëkush do të pajtohet me këtë që them unë, por ka edhe jo pak nga ata që nuk do t’u pëlqejë konsiderata ime. Nëse luani kundër rëzervave të Juventusit që mund të luajnë në formacionin e parë të shumë ekipeve të tjerë, kjo nuk është aspak gjë e keqe, por kur Juve nxjerr në fushë futbollistë të ligës së Primaverës (kampionatit të të rinjve) ose disa që luajnë në Serinë C, atëherë, kjo nuk është fare e drejtë”, tha Mihajloviçi, duke shtuar:
“Unë e di se Juventusi nuk ka probleme ‘kuadri’ Kjo është diçka që mua fare nuk më pëlqen, por unë e di se atyre nuk u çahet trapi për këtë! Ky është futbolli italian”.
Bolonja ndodhet në vendin e 17-të.
Sfidanti.al