Sesk Fabregasi habiti shumëkënd me vendimin e tij që të largohej nga Çelsi në mes të sezonit dhe të bashkohej me Monakon në krizë, kur atë e kërkonin disa klube të mëdhenj të Evropës. Sidoqoftë, mbas disa muajsh me klubin e principatës, Fabregasi thotë se është mjaft i kënaqur, sepse ka siguruar një minutazh shumë më të madhe loje sesa te Çelsi, sidomos, mbas në këtë klub erdhi trajneri italian, Mauricio Sari.
Duke folur për sezonin e tij të fundit te Çelsi, Fabregasi identifikoi lojtarin, për shkak të të cilit ai iku nga Londra.
“Mua m’u bë e pamundur që të luaja në çdo ndeshje, kurse unë dua të luaj dhe të jap gjithçka nga vetja. Mua nuk më mjaftonte vetëm të isha pjesë e Çelsit. Unë nuk arrija të përfshihesha në formacion, megjithëse isha më i miri në stërvitje. Kur erdhi trajneri i ri (Sari), ai solli me vete një lojtar, të cilin e trajtonte sikur ta kishte të birin e tij. Unë në asnjë mënyrë nuk mund të luaja para tij”, vuri në dukje Fabregasi, duke aluduar për Zhorzhinjon, të cilin Sari e mori me vete nga Napoli.
Sfidanti.al