Ljuis Hamilton ecën me shpejtësi marramendëse. Në Shangai, britaniku i Mercedes fitoi garën e dytë radhazi dhe tani është në krye të klasifikimit për pilotë. Ishte një fitore që ka të shkruar në të historinë, pasi Hamilton fitoi në garën e 1000 të Botërorit të Formula 1.
‘Nuk ishte fundjava më e lehtë, por rezultati ishte fantastik për skuadrën-tha Hamilton-kur erdhëm këtu nuk e dinim se në cfarë kushtesh do të ishin. Fitorja e dy vendeve të para në garën e 1000 në Formula 1 ishte dicka speciale.
Ndërsa Drejtuesi i Mercedes, Toto Volf theksoi se të dy pilotët e skuaderisë gjermane u paraqitën mjaft mirë dhe se dinamika mes tyre funksionon për mrekulli. Ndalesa e radhës së Botërorit të Formula 1 është në Baku, në Cmimin e Madh të Azerbajxhanit dhe Volf pranoi se kjo garë i ngjall frikë, pasi Ferrari është një makinë shumë e shpejtë në pjesët e drejta dhe kjo mund t’i japë një avantazh të koniderueshëm.
sfidanti.al