Dhuna nuk mungon në futbollin brazilian. Këtë radhë është verifikuar një përleshje mes tifozëve të Sao Paulos dhe Korinthians ku të paktën 14 persona mbetën të plagosur. Ngjarja e shëmtuar ndodhi vetëm pak orë përpara fillimit të kësaj ndeshjeje që është finalja e kampionatit Paulist
Sipas policisë, përleshjet mes dy tifozerive ndodhën pranë një stacioni treni në zonën e Ferraz de Vaskonselos në metropolitanën e Sau Paulos, 50 km larg stadiumit ku u zhvillua kjo ndeshje. Mësohet se 5 prej tifozëve që morën pjesë në këtë guerrilje u arrestuan dhe u dërguan në komisariat, ndërkohë që janë hapur edhe hetimet për zbardhjen e kësaj cështjeje
Në të njëjtën kohë, policia bën të ditur se të plagosurit u dërguan në spitale të ndryshme të zonës, por nuk dha detaje të mëtejshme për gjendjen e tyre.
sfidanti.al