NBA, Stiven Kërri rekord i ri për playoffin, 386 pikë nga distanca..

Stiven Kërri ishte protagonisti absolut i Golden Stejt në ndeshjen e parë të playoffit ndaj LA Clippers ku Uorriors fitoi 121-104. Basketbollisti shënoi në këtë ndeshje që ishte një derbi i Kalifornisë 38 pikë, rrëmbeu 15 topa në tabelë dhe dha 7 assist. Nga 38 pikët e shënuara të Kërrit, 24 ishin nga distanca e 3 pikëve, një statistikë kjo që e lejoi Kërrin të shkojë në kuotën e 386 pikëve me gjuajtjet nga distanca duke kaluar një specialist si Rej Alen që ishte ndalur në 385 pikë me gjuajtjet nga vija e perimetrit të zonës. është pikërisht kjo kuotë prej 386 pikësh më e larta e shënuar ndonjëherë nga distanca nga një basketbollist në historinë e fazës së playoffit në kampionatin amerikan të basketbollit.

Në të njëjtën ndeshje, Kevin Durant po i Golden Stejt shënoi 23 pikë dhe u bë shënuesi i 15 më i mirë në historinë e playoffit në NBA me 3679 pikë duke kaluar Dirk Novitzkin, ndërkohë që para tij është legjenda Mexhik Xhonson me 3701, të cilin me siguri do ta kalojë në ndeshjet e ardhshme nëse vazhdon të tregojë këtë saktësi në gjuajtjet e tij.

sfidanti.al