Edmundo ka qenë një nga sulmuesit më të fortë në Serinë A në vitet 1997-2002. Braziliani luajti për Fiorentinën dhe Napolin, shënoi gola dhe ra në sy për karakterin e fortë, ndërsa tani mund të mos ishte mes të gjallëve. I vendosur nën kontratë për të komentuar ndeshje të ndryshme në televizionin e madh amerikan, Foks, Edmundo duhej të kishte udhëtuar me avionin që u rrëzua fatalisht në Kolumbi. E thotë vetë me lot në sy ndërsa flet për emisionin “Mirëmëngjes Foks”. “Duhej të isha unë në atë avion, – shprehet Edmundo, – por, më pas qendrova në shtëpi”. Në vend të tij shkoi Mario Serzhio, ish-lojtar i shumë klubeve, mes të cilëve Fluminense, Botafogo e Palmeiras. Ai ishte mes 21 gazetarëve që u shuan”.
“Jeta është si një metaforë e jetës, – thotë Edmundo, – ky është një nga motivet për të cilët jam shumë i trishtuar. Ne ishim bërë të gjithë me Çapekoensen sepse lojtarët e saj ishin djem si ne, ata ishin duke ndjekur një ëndërr”. Për fat të keq, ata nuk humbën vetëm ëndrrën, por edhe jetën, veçse gjithçka do të vazhdojë si më parë, qindra skuadra në ditë do të ngjiten në bordin e avionëve, dhe do të fluturojnë krejt pa e pasur veten në dorë, në 10 000 metra mbi nivelin e tokës.