Zidan, si guxove t’i besoje portën e Realit djalit tënd..Lukas Zidan

Reali i Madridit fitoi me vështirësi 3-2 kundër Hueskes modeste me një gol të shënuar në momentet e fundit të kësaj ndeshjeje të La Ligës. Në portën e Realit në këtë ndeshje qëndroi Luka, i biri 21-vjeçar i trajnerit Zinedin Zidane, që zhvilloi ndeshjen e tij të parë këtë sezon. Në fakt, përfshirja e të birit të Zidanes në formacionin e parë të Realit ngjalli shumë reagime, por shpjegimi i trajnerit ishte i arsyeshëm:
“Luka është portieri i tretë i ekipit tonë. Tibo Kurtoa është i dëmtuar, kurse Kejlor Navas sapo ishte kthyer nga përfaësuesja e vendit të tij dhe kishte nevojë për pushim. Kështu që unë i dhashë shans që të luajë portierit të tretë”.
Sfidanti.al