Merkato e Bajernit, Murinjo është një hipotezë konkrete

E ardhmja e Zhoze Murinjos vazhdon të jetë temë diskutimi në median sportive. Së fundmi u fol për rikthimin te Reali i madridit të portugezit, më pas për një aventurë të tij në kampionatin francez, por duket se destinacioni i tij duket se do të jetë Bundesliga.

Fillimisht për këtë teori të re u fol një median franceze që gjeti jehonë edhe në Portugali teksa theksohet se Bajerni i Mynihur shumë shpejt mund të kontaktojë me Murinjon për t’i besuar pankinën luzitanit pas sezonit zhgënjyes me Niko Kovac

Sipas ‘Footmercato’, kampionët e Gjermanisë janë vënë prej vitesh në ndjekje të Murinjos, por pa mundur të nënshkruajnë me të. kështu që vera e ardhshme mund të jetë momenti i duhur për Bajernin e Murinjon që të arrijnë akordin mes tyre me luzitanin që do të gjente në Mynih projektin ambicioz që kërkon. Nuk është një mister që Murinjo dëshiron të fitojë titullin e tretë në Ligën e Kampioneve me një skuadër të tretë, gjë që e ka theksuar edhe për median britanike dhe Allianz Arena mund të jetë vendi i duhur, sidomos tani që Reali zgjodhi Zidan dhe Paris Sën Zhermeni është pranë rinovimit me Tuhel.

sfidanti.al