E ardhmja e Filipe Kutinjos te Barcelona është gjithnjë e më shumë në dyshim. Futbollisti brazilian, blerja më e shtrenjtë e klubit katalanas, po mendon seriozisht largimin nga kampionët e Spanjës dhe këtë ia ka bërë të ditur edhe disa prej shokëve të tij të skuadrës
Sipas të përditshmes ‘Sport’, Kutinjo nuk po jeton një moment të lumtur në karrierën e tij. 27 vjecari shpërtheu me Liverpulin, por në Spanjë nuk pati rendimentin që pritej dhe kritikat në drejtim të tij kanë qenë të shumta, edhe nga Barcelona duke bërë që ai të mendojë për të ndryshuar ambient.
‘Mendoj të lë Barcelonën, e di të është një vendim i vështirë, por mund të jetë më i miri për karrierën time-është mësuar të ketë thënë Kutinjo. Kutinjo për të cilin Barcelona pagoi 160 milionë Euro dëshiron që të ketë sërish një rol lideri e protagonisti në një skuadër tjetër. Në pole position për shërbimin e tij në këtë moment duket se jane Mancester Junajtid dhe Paris Sën Zhermeni.
sfidanti.al