Trajneri Agostineli i Skenderbeut ka duruar mjaft kritika dhe pas ndeshjes ne Gjirokaster nuk mban më: “Më vjen keq se duhet të them, kur janë kritikat, i mirëpres nëse luajmë keq, edhe kur fitojmë. Nëse më thuhen vetëm pyetje negative, nëse e keni me Skënderbeun, ndajeni mendjen. Nuk është e mundur të bëhet kështu, dallohej qartë se cila skuadër në këtë ndeshje ishte skuadra më e mirë.
Dua që skuadrës t’i jepet ajo që i takon, kur luhet keq të thuhet. Por kur luhet në ndeshje të tilla që e dominojmë, duhet thënë gjithashtu. Çfarë pres në janar? Të shohim. Ka ende ndeshje. Unë jam gjithmonë në diskutim ndaj deri në janar…”, ishin deklaratat e Agostinelit, i cili më vonë e kuptoi që e kishte tepruar disi dhe kërkoi falje.
“Më falni për nervozizmin. Duhet ta kuptoni që kur mbarojnë ndeshjet kemi adrenalinë, shpesh përmbahemi, ka raste që shpërthejmë. Kur vij këtu të bëj intervistën dhe shoh atë penallti në monitor… duhet të më kuptoni nervozizmin”, tha ai.