Torino pret Kristiano Ronaldon; portugezi do kryejë ekzaminime të tjera mjekësore

Kristiano Ronaldo që pësoi një dëmtim në ndeshjen me Serbinë në eliminatoret Euro 2020 pritet të mbërrijë në Torino që të kryejë të tjera ekzaminime mjekësore pas atyre të kryer në vendlindjen e tij dhe për të përcaktuar më mirë shkallën e dëmtimit të tij në kofshën e djathtë. Nga këto ekzaminime mjekësore Juventus pret më shumë të mësojë kohën e riaftësimit të tij. Objektivi i bardhezinjve është që të ketë Kristiano Ronaldon sërish në dispozicion për ndeshjen e parë cerekfinale të Ligës së Kampioneve me Ajaksin dhe precedentët e Ronaldos i krijojnë shumë shpresa Zonjës së Vjetër.

Prognoza e parë për Ronaldon është një dëmtim i lehtë dhe te Juventusi presin të të konfirmohet kjo prognozë. nëse kjo do të ndodhë, shanset që Ronaldo të kthehet shpejt në fushën e lojës janë të mëdha me portugezin që do të mund të riaftëohet për 15 ditë

Ronaldo e ka treguar dhe herë të tjera që është një kampion edhe në dëmtime pasi shpesh është riaftësuar më shpejt nga sa është parashikuar. Gjatë karrierës së tij vetëm në 3 raste ai ka qëndruar jashtë fushave të lojës për më shumë se 18 ditë, hera e fundit ka qenë në Euro 2016. Nga ky moment e më tutje, Ronaldo nuk është ndalur asnjëherë për më shumë se 15 ditë. Në sezonin 2016/17, Ronaldo u detyrua të ndalet 3 herë dhe gjithnjë ka arritur që të zgjidhë problemet fizike në 4-5 ditë. E njëjta histori u pa edhe në sezonin pasardhës teksa pati një riaftësim shumë të shpejtë për finalen e Ligës së Kampioneve ndaj Liverpulit nga dëmtimi në kavilje të pësuar në El Clasico.

sfidanti.al