U mbetën biletat në duar, tifozët marokenë zemërohen me Mesin

Lionel Mesi nuk bëri ndonjë kthim triumfues, mbas një mungese prej më shumë se gjysmë viti, në përfaqësuesen e Argjentinës që u mund (1-3) para ca ditësh në Madrid në një ndeshje miqësore nga Venezuela. Por gjërat u bënë edhe më keq, kur u njoftua se Mesi nuk do të luante në ndeshjen miqësore të radhës së Argjentinës kundër Marokut (më 26 mars), për shkak të një dëmtimi të pësuar në ndeshjen e fundit.

Ky lajm i zhgënjeu dhe i zemëroi në një masë të madhe tifozët marokenë që qysh para disa javësh i kishin blerë të gjitha biletat vetëm për të parë futbollistin më të mirë të botës, por futbollisti as argjentinas tanimëështë kthyer në Barcelonë, ku ai tanimë ka filluar procesin e rehabilitimit që të jetë i gatshëm për ndeshjet e rëndësishme që e presin ekipin katalonjas.

Sfidanti.al