Nëse do t’i ofrohen ndoshta 120-130 milionë euro, mund të pranojë që ta humbasë dhe të kërkojë lojtarë të tjerë. Barcelona po e mendon seriozisht transferimin e Filip Kutinjos, blerjes më të shtrenjtë të saj në histori, pasi braziliani nuk po arrin në nivelet e shpresuara. Katalanasit shpenzuan gati 145 milionë paund stërlina (mbi 165 milionë euro) për ta marrë nga Liverpuli, por ylli e pati të vështirë përshtatjen në krah të Mesit apo Suarezit.
Gjithsesi, vetë Kutinjo e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe se do të luftojë për një vend titullari në ekip. Për momentin, rolin e organizatorit po e kryen më së miri braziliani tjetër, Artur Melo, ndërsa trajneri Valverde po mbështetet më shumë tek Dembele sesa te Kutinjo. Barça ka bërë me dijë se kërkon të paktën 145 milionë euro për t’u bindur që Kutinjo të largohet, edhe pse mund të pranonte për më pak, ndërsa Mançester Junajtid e Çelsi jepen të interesuar.
Sfidanti.al