Ka një dallim thelbësor kur vjen puna tek Gjermania dhe Holanda. E dyta mund të luajë futbollin më të bukur të botës, mund të jetë kënaqësia më e madhe për t’u parë, edhe më shumë se Brazili, por kur vjen puna për të fituar, skuadra gjermane ia del më shpesh. Çështje përgjegjësie dhe pritshmërie nga kombi për kombëtaren e vet.
Pasi u turpërua nga Holanda në Ligën e Kombeve, Gjermania e bëri shpejt kthesën në një kompeticion, parimisht më të rëndësishëm, si eleminatoret e Europianit. Ishte një ndeshje dramatike në Amsterdam, me të besuarit e rinj të Joakim Lëvit që shënuan dy gola në pjesën e parë, me anë të Leroi Sanesë dhe Serg Gnabrisë. Holanda e Kumanit e tregoi veten se është e fortë dhe barazoi pas pushimit, falë De Ligtit dhe Depait.
Gjithsesi, “fjalën” e fundit e thanë 4 herë kampionët e botës, që fituan ndeshjet në sekondat e fundit me golin e Shulcit. Fillimi i Europianit ishte shumë i mirë, madje në ndeshjen më të vështirë, dhe djemtë e rinj gjermanë mund të bëjnë shumë më tepër. Ky ishte një revansh i Lëvit pas kritikave të mëdha nga të gjitha anët, për lënien jashtë të lavdive të vjetra të Bajernit.
Formacioni i Gjermanisë fituese ishte: Nojer (kapiten), Kehrer, Ginter, Kimih, Kros, Shulc, Zyle, Rydiger, Gorecka (Gyndogan 70’), Sane, Gnabri (Rojs 88’).
Sfidanti.al