Skandal në Gjermani: Sane dhe Gundogan ofendohen nga racistët

Një skandal i madh po trondit Gjermaninë, pasi gjatë ndeshjes miqësore që u zhvillua para disa ditësh mes përfaqësueseve gjermane dhe serbe (1-1), një grup tifozësh i ofendoi mbi baza raciste dy lojtarë të përfaësueses gjermane, Leroj Sane dhe Ilkaj Gundogan.
Policia gjermane po e heton rastin në fjalë, pasi ajo u njoftua se një grup i vogël tifozësh të Volfsburgut hodhi parrulla raciste kundër dy futbollistëve të lartpërmendur.
Skandalin e mësipërm, në fakt, e zbuloi një gazetar, sipas të cilit tre veta iu dorëzuan vetë policisë, duke pranuar se i kishin ofenduar mbi bazën e motiveve raciste dy lojtarët e mësipërm. Ata gjatë ndeshjes sa herë që Sane kapte topin, bërtisnin “zezak”, kurse Gundoganin e shanin, për shkak të orgjinës së tij turke.
Me këtë rast, reagoi edhe federata gjermane e futbollit:
“Disa tifozë na bënë të ditur se kush i kishte blerë biletat për ato vende, nga ku u ofenduan lojtarët tanë dhe tani çështjen e ka marrë në dorë policia që po e heton atë”.
Sfidanti.al