Media spanjolle publikon komente dhe mendime të analistëve të ndryshëm të futbollit për situatën te Reali i Madridit, shumë nga të cilët konsiderojnë se Zidane tani është trajner më i mirë sesa në kohën, kur ai iku nga klubi “mbretëror”. Gazeta “Marka” publikon deklaratën e specialistit të njohur spanjoll të futbollit, Roberto Palomar:
“Me siguri që tani që u kthye te Reali, Zidane do të jetë trajner më i mirë sesa më parë, sidomos, sepse ai do të ketë liri më të madhe në punën e tij. Ai e la Realin si kampion të Evropës dhe po kthehet në kohën, kur klubin e ka përfshirë kaosi, por, sidoqoftë, ai tanimë i ka qetësuar gjërat në ekip. Ai është një tip trajneri, fjala e të cilit ka peshë dhe një nga vendimet e para të tij ishte zëvendësimi në portë i belgut Tibo Kurtua me kostarikanasin Kejlor Navas, për të cilin konsiderohej se ai tanimë e kishte luajtur ndeshjen e fundit me Realin”, vë në duke Palomari.
Sfidanti.al