Zidan dhe revolucioni te Reali; Navas e 7 të tjerë, të destinuar të largohen

Florentino Perez dhe Zinedin Zidan kanë vendosur të kryejnë një revolucion të vërtetë në radhët e Realit të Madridit. Në këtë ‘spastrim’ nuk do të merret parasysh as emri e as kurrikulumi i lojtarëve, pasi objektivi është rikthimi i ‘Los Blancos’ në catinë e Evropës. Objektivat e merkatos përsa u përket përforcimeve dihen; për mesfushën janë Hazard, Kristian Eriksen e Pol Pogba, ndërsa në sulm ëndrra e ka emrin Mbape, ndërkohë që alternativë mbetet Herri Kejn. Por më interesante se blerjet e mundshme të Realit, janë emrat e atyre që pritet t’i thonë lamtumirën skuadrës merenges.

Nëse dikush po përgatitej të rrëmbente Asension, ta harrojë këtë emër sepse me kthimin e Zidan në stol ka marrë statusin e të pashitshmit. Sigurisht do të duhet të rivalizojë me ata që do të vijnë për një vend në formacionin bazë, por do të qëndrojë në Madrid. Një prej emrave atyre qe mund të largohen është Vajeho i cili me ardhjen e Militaos nuk do të ketë vend mes 25 lojtarëve të skuadrës. Reali mund ta largojë atë në formë huazimi me të drejtë blerje ose mund ta shesë përfundimisht kartonin e tij, por me të drejtë riblerjeje.

Nuk ka ndryshuar shumë situata e Marselos që ka ende shanse për të kaluar te Juventusit. tashme Regilon i krijuar në akademinë e Realit vazhdon të qëndrojë përpara tij edhe pas ardhjes së Zidan. Një tjetër futbollist që i interesoin Juves është Isko që gjendet në një situatë gjithnjë e më të komplikuar. Zidan e aktivizoi titullar me Seltën dhe 26 vjecari u përgjigj mirë, por vështirë se ai do të rregullojë raportet me klubin të cilat i prishi gjatë këtyre muajve.

Edhe emri i Bejl duket se figuron në listën e atyre që mund të dalin në merkaton sepse tashmë nuk konsiderohet më si një lojtar thelbësor e për më tepër mund të sigurojë të ardhura të konsiderueshme edhe pse është 30 vjec me klubet angleze që kanë bërë oferta interesante për të. Edhe Kejlor Navas nuk e ka të sigurt qëndrimin e tij te Reali pavarësisht se vlerësohet nga Zidan që në ndeshjen e së shtunës ndaj Seltës e preferoi në vend të Kurtuasë, sepse në fund të fundit mbetet portieri i dytë i Realit pas belgut.

Mariano Diaz erdhi sezonin e kaluar si zëvendësuesi i mundshëm i Ronaldos dhe cfarë nuk hoqi; dëmtime muskulare dhe një sulm shiatik. Reali mendon ta japë në formë huazimi në mënyrë që të luajë, pasi me aty nuk do të aktivizohej kurrë. Tre janë lojtarët që e kanë të sigurt largimin e tyre nga Reali i Madridit dhe bëhet fjalë për mesfushorët Sebajos, Markos Jorente dhe Valverde tre lojtarë që kanë shumë pak shpresa për të pasur minuta në dispozicion në sezonin e ardhshëm.

sfidanti.al