Shorti i Europa League, Napoli i pafat; e pret Arsenali në cerekfinale

Shorti i cerekfinaleve të Europa League ka dhuruar dy sfida shumë interesante, derbin spanjoll mes Valencias dhe Vijarrealit dhe sfidën mes Napolit dhe Arsenalit. Janë këto dy ndeshje që pritet të dhurojnë spektakël në këtë fazë të këtij kompeticioni. Padyshim vëmendja më e madhe do të jetë pikërisht tek ajo e skuadrës së Ancelotit me Topcinnjtë e Londrës.

Ciftet e tjera cerekfinaliste që u përcaktuan në këtë short ishin Slavia e Pragës-Celsi dhe Benfika-Ajntraht ui Frankfurtit. Ndeshjet e para cerekfinale do të luhen në 11 prill, ndërsa ato të kthimit në 18 prill. Po këtë të premte janë përcaktuar edhe ciftet gjysmëfinaliste. Kështu fituesja e cifit Napoli-Arsenal do të përballet me atë të ciftit Valencia-Vijarreal, ndërsa fituesja e cerekfinalet Slavia-Celsi do të luajë kundër fitueses së Benfika-Ajntraht. Ndeshjet gjysmëfinale të Europa League do të zhvillohen në datat 2 dhe 9 maj.

sfidanti.al