E bujshme! Monci pranë kthimit te Sevija

Ish drejtori sportiv i Romës është shumë pranë kthimit te Sevija. Ai që konfirmoi gjithcka ishte presidenti i klubit andaluzian, Hoze Kastro që bëri të ditur arritjen e shpejtë të një akordi.

‘Bisedimet kanë filluar, kërkojmë Drejtorin Sportiv më të mirë në qarkullim dhe Monci është i tillë-tha Kastro-shpresa jonë është që që të arrijmë të mbyllim tratativat shumë shpejt. Te të dyja palët ekziston besimi dhe optimizmi’.

Sipas të përditshmes ‘Marca’, nëse nuk do të ketë ndonjë surprizë të papritur, tratativat për rikthumin e Moncit pritet të mbyllen brenda pak orëve ose maksimumi brenda pak ditëve. për Drejtorin Sportiv Spanjoll foli edhe tekniku Kaparros. ‘Do të jetë një rikthim shumë i rëndësishëm-tha Kaparros-ishte një pikë referimi në klub në vitet e fundit e njeh shumë mirë organizimin dhe filozofinë e Sevijës. Rikthimi i tij do te jetë një goditje me vlera për të gjithë’

sfidanti.al