Imitoi Simeonen në festime, Ronaldo rrezikon skualifikimin në Champions

Shfaqet frika për skualifikimin e Kristiano Ronaldos në Ligën e Kampioneve për mënyrën sesi e festoi fitoren e Juventusit ndaj Atletiko Madrid. Në media po flitet se UEFA do të hapet një hetim ndaj portugezit në bazë të pamjeve televizive për të analizuar mënyrën e festimit e futbollistit në fund të ndeshjes teksa u shfaq me duart e tij në lartësinë e testikujve të tij.

Kristiano Ronaldo rrezikon një dënim me gjobë ashtu sic ndodhi me trajnerin e Atletiko Madrid, Simeone. Por nëse konsiderohet se gjesti i tij ishte provokativ në drejtim të tifozëve kundërshtarë, atëherë për lojtarin do të ketë skualifikim.

Rregullorja e UEFAe thotë qartë; provokimi i tifozëve të skuadrës kundërshtare është i ndëshkueshëm me ndeshje pezullim. Mësohet se UEFA do të përdorë imazhet e Movistar+ dhe do të hetojë gjestin e Ronaldos që është i ngjashënm me atë të Simeones.

Në rastin e trajnerit të Atleticos, ai ia hodhi me një gjobë, por diferenca qëndron në faktin se simeone e bëtr gjestin e tij përballë tifozerisë së skuadrës së tij, ndërsa Ronaldo është shfaqur pikërisht përballë atyre të ekipit kundërshtar dhe prandaj rrezikon skualifikimin. Për më tepër, në median spanjolle është zbuluar se Ronaldo ka përdorur fraza fyese në drejtim të tifozëve të Atletikos, gjë që nuk e ndihmon aspak atë.

sfidanti.al