Nadal dhe Federer nuk ndalen; kalojnë në cerekfinale të Indian Uellsit

Rafael Nadal dhe Roxher Federer nuk shkaktojnë surprizsë në Indian Uells dhe kualifikohen për në cerekfinale të turneut. Nadal eliminoi në 1/8 e finaleve tenistin serb Filip Krajinovic me rezultatin 2-0. Numri 2 i renditjes botërore shpenzoi 1 orë e 26 minuta lojë për të fituar këtë ndeshje duke i mbyllur setet 6-3 dhe 6-4.

Me shumë lehtësi u kualifikua edhe Roxher Federer me zviceranin që mposhti Kajl Edmënd 2-0. 37 vjecari e dominoi totalisht ndeshjen me britanikun dhe i fitoi setet me rezultatoin 6-1 dhe 6-4 në vetëm 1 orë. U kualifikuan për në raundin tjetër te Indian Uellsit edhe Dominik Tim dhe Kacanov. Austriaku Tim mundi në 1/8 e finaleve Ivo Karlovic 2-0 me sete 6-4;6-3. Ndërsa Kacanov eliminoi amerikanin Xhon Isner duke e mposhtur në dy sete 6-4; 7-6.

Preu biletën për në cerekfinale të Indian Uellsit edhe Gaël Monfis që i dha fund rrugëtimit në turne të Filip Kolshrajber që në raundin e tretë eliminoi numrin 1 të botës, Novak Xhokovic. Ishte një ndeshje pa histori ajo mes tenistit francez dhe atij gjerman me Monfis që e fitoi atë 2-0 me sete 6-0; 6-2.

sfidanti.al