Trishtim në Formula 1; Carli Uajting ndërron jetë në mënyrë të papritur

Një lajm i hidhur qarkulloi në mëngjesin e së enjtes në ambientet e Formula 1 në Melbërn në prag të fillimit të sezonit të ri. Drejtori historik i Garave në këtë kampionat, Carli Uajting ndërroi jetë në moshën 66 vjecar për shkak të një embolie polmonare.

Lajmi i publikuar për ndarjen nga jeta të Carli Uajting i shokoi të gjithë për faktin se një ditë më parë ai ishte i pranishëm në pistë teksa punonte normalisht për Cmimin e Madh të Australisë që do të zhvillohet të dielën.

Carli Uajting hyri në botën e Formula 1 në vitin 1977 dhe që nga 1997 ai mbulonte rolin e Drejtorit të Garave në këtë kompeticion duke u kthyer në një pikë referimi edhe për Federatën Ndërkombëtare të Automobilizmit. Vetë presidenti i këtij institucioni Zhan Tod e cilësoi Carli Uajting si një figurë qendrore dhe të paimitueshme, një mik dhe ambasador karizmatik të Botërorit të Formula 1.

sfidanti.al