Zinedin Zidan iu deshën 72 orë për të bërë blerjen e parë për Realin e Madridit në sezonin 2019/20. Klubi merenges zyrtarizoi akordin me Eder Militaon, mbrojtësin që do të vijë nga Porto dhe që ka nënshkruar një kontratë 6 vjecare deri në 30 qershor të vitit 2025.
Në komunikatën për shtyp të publikuar nga Reali i Madridit nuk jepen detajet e këtij transferimi, por mendohet se presidenti i ‘Los Blancos’, Florentino Perez shpenzoi 50 milionë Euro për blerjen e kartonit të tij.
Duhet theksuar se shumë shpejt u bë e qartë se Zidan i kishte kërkuar pavarësi Perezit për t’u kthyer në mënyrë të papritur në stolin e Realit të Madridit pasi i dha lamtumirën atij përpara 9 muajsh. Zidane i paraqiti Perez një listë me 6 futbollistët që klubi duhet të blejë për sezonin e ardhshëm dhe Militao duket se ishte pjesë e saj. Për më tepër, Reali e kishte vënë futbollistin në shënjestrën e tij prej kohësh dhe pas vetëm një sezoni në Portugali, ai do të bëhet pjesë e Realit të Madridit dhe është vetëm 21 vjec.
sfidanti.al