Liverpuli lutet për qëndrimin e Kutinjos te Barca për të mos humbur 20 mln Euro

Filipe Kutinjo erdhi te Barcelona në janar të vitit 2018, por mund të largohet shumë shpejt nga katalanasit. Për brazilianin ka shfaqur interesin e tij Mancester Junajtid që i vlerëson aftësitë e futbollistit, ndërkohë që edhe vetë Kutinjo e sheh me sy të mirë një kalim në Old Trafford. Nëse kjo lëvizje do të realizohet të gjithë do të jenë të lumtur, barcelona do të marrë pak më shumë se 120 milionë Euro, ndërsa Djajtë e Kuq futbollistin.

I vetmi që shpreson që Kutinjo të qëndrojë ende te Barcelona është Liverpuli pasi humbet 20 milionë Euro. Sipas kontratës së nënshkruar me katalanasit vitin e kaluar, Liverpuli do të përfitonte të ardhura për aktivizimin e Kutinjos, 5 milionë për cdo 25 sfida të luajtura në La Liga deri në kuotën e 100 ndeshjeve. Po kështu, Liverpuli do të përfitonte 5 milionë edhe nga kualifikimi i Barcelonës në Ligën e Kampioneve, një fakt i kryer ky, si dhe 5 milionë të tjerë nëse fiton kompeticionin. Por kjo klauzolë e fundit vlen vetëm për qëndrimin e Kutinjos te Barcelona, nëse ai largohet atëherë klauzola nuk aktivizohet.

sfidanti.al