Zinedin Zidan u rikthye te Reali i Madridit për të ringjallur një skuadër që duket e humbur krejt në këtë fazë të sezonit. trajneri francez shihet tani nga të gjithë si njeriu që do të dijë të motivojë futbollistët, dicka që e ka vërtetuar edhe në të kaluarën. Por ata që i gëzohen më shumë kthimit të tij janë drejtuesit e klubit e sidomos specialistët e financave.
Zidan, me të cilin Reali i Madridit fitoi 3 tituj radhazi në Ligën e Kampioneve, mësohet se ka pranuar të firmosë kontratë me pagë prej 12 milionë Eurosh në sezon së cilës do t’i shtohen edhe bonuset e ndryshme në bazë të objektivave që do të arrijë Reali i Madridit deri në 2022, një kosto kjo që është mëse e pranueshme kur shikon sesi funksionojnë gjërat në merkaton e futbollit.
Ajo që të bën përshtypje është fakti që paga e Zidan është sa gjysma e asaj që përfiton Diego Pablo Simeone te Atletiko Madridit, prej 24 milionë Eurosh. Kujtojmë se paga e francezit ka ardhur gjithnjë në rritje që nga momenti kur filloi rolin e trajnerit të parë. Kështu në 2016, Zidan paguhej me 2.5 milionë Euro kur ishte në stolin e Real Madrid B, ndërsa kur Reali fitoi titullin e 11 Evropian, Perez i rinovoi kontratënduke i amkorduar një pagë prej 5.5 milionë Eurosh në vit. Në momentin kur ai u largua nga Reali, 9 muaj para, paga e Zidan ishte 7.5 Euro në vit dhe të gjitha këto shifra nuk kanë të përfshirë shpërblimet e bonuset e ndryshme.
sfidanti.al