Fil Foden shkruajti emrin e tij në sfidën mes Mancester Sitit dhe Shalkes teksa shënoi golin e 6 në fitoren 7-0 të Citizens dhe në moshën 18 vjecare u bë futbollisti më i ri anglez që lë gjurmë në Ligën e Kampioneve. Ishte një gol që bëri krenar drejtues e nxënës të Kolegjit St.Bede ku studion futbollisti.
‘Cfarë goli ai i nxënësit Foden që shkroi historinë që u bë futbollisti anglez më i ri që shënoi në Champions-shkruhet në profilin e Kolegjit në rrjetet sociale.
Futbollisti që është nën urdhrat e Pep Guardiolës nuk i rezistoi tundimit dhe iu përgjigj postimit të kolegjit duke thënë: Ia vleu që harrova të bëja detyrat e shtëpisë për t’u stërvitur, për mbrëmje të tilla-shkruante Foden
Në këtë bisedë ndërhyri edhe Rahim Sterling që e urdhëroi Foden të shkojë në shtrat: ‘Nesër ke shkollë. Shko menjëherë të flesh-shkruante Sterling shokut të tij të skuadrës.
sfidanti.al