Mbape nuk është Nejmar: Besoj ende te projekti i PSG

Kilian Mbape thyen heshtjen pas eliminimit të Paris Sën Zhermenit në Ligën e Kampioneve nga Mancester Junajtid. Në një intervistyë për ‘Telefoot’, sulmuesi i skuadrës kampione të Francës foli në lidhje me zërat e merkatos rreth tij që e shohin atë larg skuadrës transalpine.

‘Edhe pse gjërat duken të komplikuara pas asaj që ndodhi, unë besoj ende te ky projekt dhe jam i sigurt se do të bëjmë dicka pozitive për këtë klub-tha Mbape-jam i lidhur me Paris Sën Zhermenin dhe kjo është pak, por e sigurt. Duhet të mbyllim sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të përgatitemi për të qenë më të mirë në atë pasardhës’.

Mbape foli edhe për sfidën e kthimit në Ligën e kampioneve me Djajtë e Kuq duke theksuar se ende nuk e kupton se si skuadra e tij la që Mancester Junajtid të përmbysë fitoren e saj 2-0.
‘Jemi të zhgënjyer, kemi punuar shumë për të arritur në këtë pikë dhe tifozët na mbështetën gjithë kohës, por në fund na eliminuan-vijoi Mbape.

sfidanti.al