Ajaksi katër herë kampion i Evropës zhvilloi një ndeshje madhështore, duke turpëruar në mes të Madridit Realin, kampion aktual i Evropës, pasi e mundi atë thellë në stadiumin e vet legjendjar “Santiago Bernabe” me rezultatin 1-4, shifra që të asociojnë me nr.14, numri që ka mbajtur në bluzën e tij Johan Krojfi i madh tek Ajaksi!
Për tifozët e Ajaksit, rezultati 1-4 në semaforin e stadiumit madridas ishte për nder të legjendës holandeze të fubollit, Johan Krojf, një nga emrat më të mëdhenj në futbollin botëror që në krye të Ajaksit me të vërtetë e dominoi botën e futbollit në vitet 1970, ndërsa më vonë u bë edhe pjesë e klubit katalonjas, Barcelonës, ku hodhi themelet e ekipit të kohëve moderne.
Sfidanti.al