Telashet nuk kanë të sosur për Realin; Lopetegi e çon në gjyq

Është një shprehje; kur të vijnë të këqijat hapu derën. Kjo po ndodh me Florentino Perez dhe Realin e Madridit. Klubi merenges po përballet me krizën dhe sezonin katastrofik që po kryen, por kësaj i shtohet edhe Hulen Lopetegi qe ka vendosur ta coje ne gjyq.

Në fakt te Los Blancos, që pas mbrëmjes së Kievit ku fitoi Championsin e tretë radhazi, asgjë nuk po i shkon mbarë. Në fillim ishte dorëheqja e Zidan, më pas ishte largimi i Ronaldos, qe u pasua me caktimin në mënyrë aventureske te Lopetegit për pankinën duke ia marre Spanjës 1 ditë përpara fillimit të Botërorit të Rusisë dhe shkarkimin e këtij të fundit pas disfatës së rëndë në El Clasico ndaj Barcelonës. Momentet negative vijojnë me dështimin për të sjellë Konten që detyroi Perez t’ia besojë stolin Solarit. Edhe ky u shemb keq pas një fillimi të mirë të aventurës së tij në stolin e Los Blancos që arriti kulmin në javën e fundit teksa Reali u eliminua nga Kupa dhe Championsi, ndërkohë që mbeti praktikisht edhe jashtë luftës për titullin.

Këtij kuadri plot makth, i shtohet edhe lajmi i publikuar nga Radio Onda Cero, ku theksohet se Hulen Lopetegi ka vendosur të ngrejë padi ndaj Florentino Perez duke kërkuar edhe një dëmshpërblim prej 28 milionë Eurosh që është shuma e parave që i takon nga kontrata 3 vjecare që firmosi me klubin merenges në muajin qershor të vitit të kaluar.
Një lëvizje kjo që mendohet si një kundërsulm i papritur duke qenë se në intervistat e fundit, Lopetegi kishte deklaruar se nuk ndjente mëri kundrejt klubit madrilen.

sfidanti.al