Nejmar e përjetoi shumë keq eliminimin e Paris Sën Zhermen nga Liga e Kampioneve. Ashtu sikurse vitin e kaluar braziliani nuk ishte në fushën e lojës për të ndihmuar skuadrën e tij dhe rezultati përfundimtar i sfidës me Mancester Junajtid e tërboi. episodi që u kontestua me shumë forcë nga braziliani ishte penalltia e dhënë në minutat shtesë në favor të Djajve të Kuq por një oprekje të topit me dorë të Kimpembe.
Nejmar iu drejtua rrjeteve sociale për të shprehur frustrimin e tij ndaj këtij vendimi duke i quajtur inkompetentë arbitrat që e akorduan këtë 11 metërsh, një kritikë kjo që mund ta ndëshkojë Nejmar me 3 ndeshje pezullim.
‘Është një turp. Vendosin 4 persona që nuk e kuptojnë futbollin për të analizuar një episod loje. Penalltia nuk ekziston-shkruante Nejmar në postimin e tij në Instagram. Një mesazh ky që sipas nenit 11 të Kodit të Disiplinës në UEFA mund të sanksionohet me akuzën e fyerjes dhe sjelljes që thyen normat bazë të sjelljet, edhe pse varet se si do të interpretohen fjalët e Nejmar.
Vlen të kujtohet se në muajin janar UEFA sanksionoi Lovren për fjalët protestuese të tij për Serhio Ramos dhe lojtarëve të përfaqësueses spanjolle në rrjetet sociale. Në atë kohë qendërmbrojtësi i Liverpulit publikoi një video ku theksonte se i kishte dhënë një goditje të mirë me brryl Serhio Ramos dhe i përkufizoi lojtarët e Spanjës si një bandë burracakësh.
sfidanti.al