Loja me Flamurin dhe simbolet ka vazhdimësi, kurse loja në fushë as lidhet

Kur flitet për flamur dhe për të bërë pozën me gishta të shqiponjës, djemtë e Kombëtares kanë më shumë vazhdimësi sesa kur shfaqen në fushë, të paktën kështu ndodh në këtë sezon. Me rastin e Festës së Flamurit, 28 Nëntorit, futbollistët e Kombëtares janë shfaqur në mënyra të ndryshme në rrjetet sociale duke treguar edhe njëherë se janë një ekip që mund të kenë probleme me lojën dhe moralin e saj, por kur vjen puna për simbolet kombëtare, loja e tyre shkëlqen si pakkush.

Mavraj ka gjetur një mënyrë tepër kurioze për të uruar Festën, duke postuar një foto historike të Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, ku koka e këtij të fundit ishte zëvëndësuar me kokën e Mërgimit. Një urim- gjetje, por edhe një mënyrë për t’i shkuar pranë flamurit, qysh në lindje, pra…në maternitetin vlonjat. Edhe atë ditë, kur pësuam shuplakën me izraelitët, ishte Mavraj që me fjalët e tij pas ndeshjes bëri ndryshimin e “kokave fajtore”.  Kur pritej që të pranonte publikisht se faji ishte i Kombëtares,në vend të kokës së saj, vuri kokën e “policisë” si shkaktare për humbjen..historike.

Sfidanti.al