‘Mallkimi’ Ramsej; Kit Flint e Luk Perri ‘viktimat’ e radhës

‘Mallkimi’ i Aron Ramsejit bën 2 viktima të reja brenda një dite; bëhet fjalë për vokalistin e grupit Prodigy dhe aktorin Luk Perri i njohur për rolin e tij të Dilan MekKej në serialin e njohur të viteve 90 ‘Beverly Hills 90210’. Mesfushori i Arsenalit, që sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Juventusit, shënoi ditën e shtunë në derbin londinez me Totenhemin që përfundoi me rezultatin 1-1 dhe në rrjetet sociale vërshuan komentet që shfaqnin frikën për më të keqen që në fakt u verifikua.

Ndarja nga jeta e Kit Flint dhe Luk Perri vetëm sa e shton listën e ‘viktimave’ të golave të Ramsej ku përfshihen emra të mëdhenj si Stiv Xhobs, Uitni Hjuston apo Robin Uillimas duke vërë që uellsianit t’i vihet pseudonimi ‘vrasësi i golit’.

E gjithë kjo histori nisi në vitin 2009 me vdekjen e gazetarit të njohur spanjoll, Andres Montes në 16 tetor të atij viti. Dy ditë përpara asaj ngjarjeje, Ramsej kishte shënuar në ndeshjen mes Uellsit dhe Lihtenshtejnit. Në këtë historik të mesfushorit uellsian, mund të përmendim vdekjen e Bin Ladenit, Stiv Xhobs e Muanmar Gadafi në 2011, Uitni hjuston e Cavela Vargas në 2012, boksierit Ken Norton e aktorit Pol Uoker në 2013, të aktorit Robin Uilliams në 2014, David Boui, Alan Rikman dhe Nensi Regan në 2016, Niki Hejdën, Roxher Mur në 2017, Bërt Rejnold dhe Mak Miller në 2018.

sfidanti.al