Solskjaer dhe rinovimi i De Geas: Shpresojmë që shumë shpejt të arrihet akordi

Nëse ka një lojtar te Mancester Junajtid që i ka justifikuar shpenzimet e bëra për të, ai është David De Gea. Portierit spanjoll i skadon kontrata me Djajtë e Kuq vitin e ardhshëm, por te klubi anglez deri në këtë moment askush nuk është prononcuar në lidhje me rinovimin e saj. Ai që vendosi të bëjë dicka të ngjashme është trajneri i mancester Junajtids, Ole Gunar Solskjaer me norvegjezin që shpreu bindjen se shumë shpejt lojtari dhe klubi do të arrijnë një akord për këtë rinovim.

‘Për momentin nuk ka asnjë lajm të ri. David dhe drejtuesit e klubit po bisedojnë për arritjen e një akordi dhe ne shpresojmë që të materializohet shumë shpejt-tha Solskjaer. është dicka që nuk varet nga unë’
Ndërkaq në median britanike e më konkretisht tabloidi ‘Mirror’ bëri të ditur pretendimet e De Geas për kontratën e re duke i cilësuar i problemi kryesor në tratativat me klubit, por Solskjaer vuri në duke rëndësinë që ka ky futbollist në skuadër.

‘De Gea është shpallur si lojtari më i mirë i skuadrës në 4-5 vjet-vijoi Solskjaer-është një njeri i thjeshtë, është kapiteni yne dhe i jemi mirënjohës që është këtu me ne. Nuk mendoj se Van Der Sar apo Shmajkel e kanë fituar ndonjëherë kërë cmim. David gjatë këtyre viteve na ka dhënë shumë pikë’.

David De Gea e rinovoi për herë të fundit kontratën me Mancester Junajtid në vitin kur dështoi totalisht kalimi i tij te Reali i Madridi, ndërkaq sipas medias gjermane, ai është vënë në shënjestrën e Bajernit të Mynihut që është vënë në kërkim të zëvendësuesit të Nojerit.

sfidanti.al