Baseball, kontratë rekord për Harper; 33. mln $ në 13 vjet me Filadelfian

Në javën e fundit, bejzbolli amerkikan ka vendosur rekorde të reja përsa u përket kontratave të nënshkruar me lojtarët e kësaj disipline sportiove. Në 20 shkur, Meni Macado firmosi një kontratë 10 vjecare me pagë totale 300 milionë Dollarë me San Diego Padres, por pas tij është dikush tjetër që ka bërë më mirë. Bëhet fjalë për Brajs Harper që me Filadelfia Filis ka nënshkruar kontratën më të majme në historinë e bejzbollit amerikan me 330 milionë Dollarë në 13 vjet, kontratë në të cilën përfshihet redhe një klauzolë sipas së cilës lojtari mund të refuzojë cdo transferim.

Kjo kontratë e Harper kalon atë që firmosi Xhankarlo Stanton me Florida Marins për 13 vjet me 325 milionë Dollarë. Brajs Harper që në 2015 u shpall MVP i MLB dhe që la luajtuer 6 herë në ndeshjet All Star dhe fituesi i cmimit ‘Rookie i Vitit’ në 2012 refuzoi ofertën e bërë nga skuadra e Uashington Nationals me të cilin kishte luajtur për 6 sezone, prej 300 milionë Dollarësh në 10 vjet. Po kështu ai kishte refuzuar edhe ofertën e Los Anxheles Doxhers dhe San Francisko Xhajënts me 310 milionë Dollarë në 12 vjet

sfidanti.al