Hamilton vë alarmin: Ferrari është gjysmë sekondi më i shpejtë

Ljuis Hamilton paralajmëron të tijtë te Mercedes në prag të Botërit të Formula 1. Piloti britanik përcaktoi ‘armikun’ e skuderisë gjermane që është padyshim Ferrari i cili sipas tij këtë vit do të jetë akoma më i rrezikshëm në ambicien për titullin botëror.

‘Ferrari, aktualisht është makina më e shpejtë-tha kampioni i botës në Formula 1-dhe diferenca me ne në këtë moment është gjysmë sekondi. Por këto janë teste dhe nuk japin pikë, ajo që ka më shumë rëndësi është që të jemi sa më të shpejtë që mundemi të në provat e së shtunës në Melbërn’

Sipas Hamilton skuadrat pretendente për botërorin e Formula 1 edhe këtë vit janë Ferrari, Mercedes e Red Bull, por diferencat me skuadrat e tjera nuk janë kaq të mëdha sa në të kaluarën. ‘Skuadrat e tjera e kanë reduktuar ndjeshëm hendekun dhe janë më pranë nesh se në të kaluarën dhe Renault apo Racing Point mund të na bashkohen në luftën për titull-tha Hamilton që nuk e fshehu optimizimin e tij për Mercedes-puna e kohëve të fundit është shumë pozitive, por optimizojmë përmirësimet e bëra në makinë që nga java e parë e testeve dhe ka ende shumë aspekte ku duhet të ndërhyjnmë; nuk ka mbetur dhe shumë kohë, por nuk ka asgjë për t’u shqetësuar’

sfidanti.al