Një ditë më parë, Luka Donçiç realizoi tripëll dabëllin e katërt në karrierën e tij të shkurtër në NBA, duke vazhduar të thellojë rekordin. Asnjë adoleshent nuk kishte mundur të realizonte as dy tripëll dabëlla në NBA, jo më katër.
Gjithsesi, Ballkani ka edhe një përfaqësues tjetër në basketbollin amerikan përveç sllovenit “të magjishëm”, dhe ky është Nikola Jokiç që ka ardhur nga Serbia. Jokiç e udhëhoqi ekipin e tij, Denverin, në suksesin e rëndësishëm 121-112 ndaj Oklahomës, edhe pse pati përballë dyshen e frikshme Pol Xhorxh-Rasëll Uestbrukl.
Jokiç shënoi 36 pikë në më pak se 35 minuta në parket, kapi 9 topa në tabela dhe shërbeu 10 asistë, duke qenë vetëm 1 top në tabelë larg tripëll dabëllit. Vetë serbi është një specialist në tripëll dabëll, edhe pse roli i tij natyral është qendër, me shtatlartësinë 2.13 metra.
Xhorxh dhe Uestbruk luajtën mirë, por nuk mjaftuan përballë një Denveri që teorikisht pretendon titullin. i pari shënoi 25 pikë, ndërsa i dyti pati 22 dhe ishte sërish shumë pranë tripëll dabëllit. Denveri mban vendin e dytë në Perëndim, me vetëm 1 humbje më shumë sesa Golden Stejti, ndërsa Oklahoma është e treta, po në Perëndim.
Sfidanti.al