Ndeshja e ‘El Clasico’ mes Realit të Madridit dhe Barcelonës që do të luhet në Santiago Bernabeu fundjavën e ardhshme do të ketë një pjesëmarrës të vecantë, Zhoze Murinjon. Tekniku portugez do të jetë në rolin e komentatorit të kësaj supersfide të kampionatit spanjoll për platformën beIN Sports në Britaninë e Madhe.
Ajo mes Realit të Madridit dhe Barcelonës do të jetë ndeshja e dytë e këtij sezoni që do të komentohet nga Murinjo, pas derbit londinez mes Celsit dhe Arsenalit në muajin e kaluar. Prania e Murinjos në komentin e El Clasicos shihet si një aspekt pikant i kësaj sfide duke marrë parasysh rivalitetin historik mes Realit të Madridit dhe Barcelonës dhe polemikat që kanë shoqëruar ekipet fgjatë periudhës kur Murinjo drejtonte ‘Los Blancos’
Zhoze Murinjo pas shkarkimit nga Mancester Junajtid, ka qëndruar jashtë fushave të lojës, por jo larg deklaratave tipike të tij duke lënë në disa raste të kuptohet se kërkon të drejtojë Paris Sën Zhermenit. Ndërsa mancester Junajtid pa të në pankinë, ka ndryshuar totalisht fytyrë, pasi me Solskjaer në pankinë Djajtë e Kuq kanë fituar 12 nga 13 ndeshjet e fundit të tyre.
sfidanti.al