Barça kujdes, edhe Bajerni është në garë për Luka Joviçin

Flitet për një sulmues që, për momentin, është në mesataren e Gerd Mylerit. Natyrisht, Luka Joviç është ende i ri, vetëm 21 vjeç, dhe ka shumë rrugë për të bërë që të krahasohet me “Bomberin e Kombit”, veçse gara për të është e ashpër. Barcelona, u tha se, kishte arritur një marrëveshje me sulmuesin serb të Frankfurtit, mbi bazën e 40 apo 50 milionë eurove.

Gjithsesi, media gjermane “Shport Bild” njofton se katalanasit do të kenë vështirësi për të paguar 50 milionë, ndërsa në lojë ka hyrë një “grabitqar” i ri, Bajerni i Mynihut. Bavarezët kanë një “as” të fortë “nën mëngë” dhe ky është trajneri Niko Kovaç, që vjet ishte tek Frankfurti bashkë me Joviçin. Kroati do të donte që serbi të ishte pjesë e ekipit të tij, dhe po ashtu Joviç ka theksuar se e vlerëson shumë ish-trajnerin. “Shport Bildi” shkruan se Bajerni nuk do të ketë problem të paguajë 50 milionë euro, ndërsa nga Spanja thonë se interes për sulmuesin ka edhe Reali.

Sfidanti.al