Klop-Kovaç, një keqkuptim, një debat dhe një kërkesë faljeje

Arbitri Xhanluka Roki sapo i kishte rënë bilbilit, dhe Jurgen Klopi nxitoi t’i jepte dorën kolegut të tij, Niko Kovaç. E tillë është tradita në Angli dhe Klopi, një gjerman, është mësuar me të. Gjithsesi, Kovaçi, një kroat, vinte nga Gjermania, ku tradita është paksa më e ndryshme, dhe ai shkoi të takonte fillimisht lojtarët e tij.

Kamerat kapën një moment debati (të shkurtër) dhe Klopi shpjegoi më pas se ai kishte mbetur disi i mërzitur. “U ndjeva si një dem përpara një mali”, – ishte shprehja e tij prej gjermani, cituar nga “Kikeri”. Gjithsesi, ky mbeti një keqkuptim i vogël, pasi Kovaç nxitoi t’i kërkonte falje edhe pse theksoi se gjithçka kishte qenë pa qëllim, jo për mungesë respekti.

Sfidanti.al