Simeone: CR7? Flas për Grizmanin, Kostën, Moratën, Koken …!

Krenaria i shikohet që larg, edhe pse respekti ndaj rivalëve nuk mungon. i tillë është Diego Pablo Simeone, që ngacmohet për Kristiano Ronaldon, në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Juves në Champions. “CR7 bëri një zgjedhje që shkoi tek Juventusi, tek një ekip i madh, – vlerësoi “El Çolo”, – por, preferoj të flas më shumë për Grizmanin, Kostën, Moratën, Koken, Saulin apo lojtarët e tjerë të mi”.

Shumëkush mendon se Juvja është favorite, por Simeone është i prerë: “Shanset janë 50 me 50 dhe askush nuk ka më shumë, ka një barazpeshë të fortë”. Trajneri argjentinas ndihet i lumtur që është sërish në pranverë në Champions, ndryshe nga vjet, ndërsa thotë se “suksesi ndaj Juves do të ishte i rëndësishëm, por nuk do të na jepte asnjë trofe”.

Sfidanti.al